Branko Kadia
Appearance
Branko Kadia (serbisht: Бранко Кадић Branko Kadić; Shkodër, 30 qershor 1921 - 22 qershor 1942) ka qenë komunist shqiptar dhe Hero i Popullit.
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Leu më 30 qershor 1921 në Shkodër, i biri i Pandos dhe i Dines. Pasi mbaroi shkollën fillore vazhdoi Gjimnazin e Shkodrës. I përfshirë në Grupin e Shkodrës të Zef Malës, dënohet më 1939.[1] Pas pushtimit italian të Shqipërisë, raportohet ndër pjesëmarrësit e demonstratës së parë antifashiste me studentë dhe konviktorë të Shkodrës me flamurin shqiptar pa sëpatat e liktorit.[2]
Vritet në Tiranë më 22 qershor 1942 me Jordan Misjen dhe Perlat Rexhepin.[3]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Kaloçi D., Akuzat ndaj 73 komunistëve në gjyqin me Qemal Stafën, Shqip. - Nr. 121, 6 maj, 2007, f. 18 - 19.
- ^ Juka, Gëzim H. (2018). Shkodranët e 7 prillit dhe të 29 nëntorit. Tiranë: Reklama. fq. 191. ISBN 9789928440358.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Dervishi, Kastriot (2016). Lëvizja komuniste në vitet 1924-1944 dhe formimi i PKSH-së. Tiranë: 55. fq. 243. ISBN 9789928106384.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)